Flash

Votimet nga e gjithë bota shpallin fituese Arilenën në Eurovision

Lapsi.al 10 February 2020
Votimet nga e gjithë bota shpallin fituese Arilenën në Eurovision

Wiwiwiblogs publikoi pak ditë më parë një sondazh, ku votues nga e gjithë bota mund të zgjidhnin këngën e tyre të preferuar të “Eurovision 2020”, e cila e meriton të fitojë festivalin këtë vit.

Votat janë mbledhur dhe sot e njëjta faqe ka publikuar rezultatet e sondazhit, ku fituese është shpallur Arilena Ara me këngën “Shaj”.

Kënga e saj ka marrë 60.53% të votave, ose më saktë 4603 vota për ta fituar “Eurovision-in”.

Ajo ka lënë në vend të dytë Spanjën me 29.52% të votave dhe Republikën Çeke me 9.94% të votave.

Për ta përfaqësuar siç duhet vendin tonë, Arilena po punon me dy fitues të “Grammys” për këngën e saj në “Eurovision”.

“Shaj” po punohet dhe riorkestrohet në njërën prej studiove muzikore më të mëdha në botë, në Los Angeles, ku artistë si Michael Jackson kanë realizuar projektet e tyre.

Nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision” do të mbahet më 12 maj, nata e dytë më 14 maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 16 maj në Rotterdam.

Të këshilluara

Një tjetër sukses për Loredanën

Loredana, artistja me origjinë shqiptare, është gjithmonë në qendër të vëmendjes së publikut. Këngët e saj të sukseshme, por dhe jeta personale gjithmonë tërheq...

15:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI