Flash

(VIDEO) Stuhia Ciara godet Europën, në Gjermani anulohen qindra fluturime, në Francë 130 mijë shtëpi pa energji

Lapsi.al 10 February 2020
(VIDEO) Stuhia Ciara godet Europën, në Gjermani anulohen qindra

Stuhia Ciara po trondit Europën. Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë në Gjermani për shkak të stuhisë Ciara që ka goditur Europën. Janë pezulluar të gjitha transportet hekurudhore dhe qindra fluturime janë anuluar në aeroportet kryesore, mes të cilëve 190 në Frankfurt dhe 420 në Mynih. Dy gra janë goditur nga një pemë që ka rënë në Saarbruecken, në kufi me Francën, ndërsa një 16 vjeçare është plagosur nga një copë hekuri në Paderborn.

https://youtu.be/OuZXiz1hIzg

Erërat e forta nga stuhia Ciara, që në Gjermani është pagëzuar me emrin Sabine, kanë arritur shpejtësinë 130km/orë duke shkaktuar dëme dhe probleme nga Britania e Madhe deri në Francë.

Në Gjermani shkollat janë mbyllur. Pasi goditi ishujt britanik dhe Europën Veriore stuhia është spostuar drejt lindjes. Rreth 50 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Gjermani. Edhe transporti hekurudhor është bllokuar.

Në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 20 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike gjatë natës, ndërsa pjesa më e madhe e vendit është goditur nga shirat dhe dëbora. Në të tjera zona shirat kanë nxjerrë lumenjtë nga shtrati.

Probleme të mëdha edhe në France si pasojë e motit të keq. Rreth 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike. Edhe këtu transporti, kryesisht hekurudhor ka pasur vështirësi. Pjesa më e madhe e linjave Transilien dhe RER janë ngadalësuar sipas SNCF, që shpreson të kthejë normalitetin brenda orëve.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI