Flash

Tjetër i dënuar përjetë kërkon lirimin nga burgu

Lapsi.al 10 February 2020
Tjetër i dënuar përjetë kërkon lirimin nga burgu

Admir Tafilaj, me 3 dënime, 2 të përjetshme dhe një me 22 vite burg për tentativë vrasje, kërkon të përfitojë të njëjtat lehtësira që gëzoi Endrit Dokle, anëtar i ish-bandës së Durrësit që u lirua pak javë më parë edhe pse ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Tafilaj kërkon të përfitojë rishikim të dënimeve me të njëjtat argumenta që përdori Dokle. Mirëpo Gjykata e Burrelit e ka refuzuar.

Tafilaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi, por edhe me një tjetër të përjetshëm si kreu i grupit kriminal njohur ndryshe si ‘Grupi tritoli’. Ai e drejtonte grupin nga burgu, teksa pati porositur edhe një vrasje për hakmarrje.

Endrit Dokle u lirua muajin e kaluar edhe pse ishte dënuar me burgimi të përjetshëm si anëtar i bandës së Durrësit, ku akuzohej për dhjetëra vrasje, plagosje dhe krime të tjera. Gazetarja Hoxha raporton se Dokle kishte edhe një dënim tjetër me 16 vite burg si drejtues i një rrjeti trafiku droge, të cilin e urdhëronte nga burgi.

Ai u lirua me pretendimin se ka kryer me sjellje të mirë rreth 25 vite burg dhe nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Të njëjtin argument ka dashtur ta përdorë edhe Tafilaj.

Top-Channel citon burime të saj të thonin se Gjykata e ka kundërshtuar me argumentimin se “atij i janë gjetur sende të ndaluara si telefona etj, nuk ka shfaqur në asnjë moment shenja pendese, nuk është bashkëpunues me autoritete ku ndodhet si dhe është agresiv”.

Përveç Dokles, Gjykata liroi edhe shokun e tij, Sardian Sulejmanin. Ata janë dy nga dhjetëra rastet e viteve të fundit ku ish-anëtarë bandash janë liruar duke përfituar lehtësime nga sistemi i drejtësisë. Opozita i ka denoncuar këto lirime si lirime nën garanci të shtetit për t’u përdorur më pas në fushatat zgjedhore./ Tch

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI