Flash

Sipas sondazhit në “Wiwibloggs”, Arilena fituese e Eurovision

Lapsi.al 10 February 2020
Sipas sondazhit në “Wiwibloggs”, Arilena fituese e Eurovision

‘Wiwibloggs.com’ ka realizuar një sondazh lidhur me konkurrentin e preferuar të këtij viti në Eurovizion. Emri që kryeson listën e pretendentëve për të fituar çmimin e parë në eventin muzikor më të rëndësishëm në Europë është ai i Arilena Arës.

Deri më tani, Arilena ka marrë më shumë se gjysmën e votave në total, plot 60.53%. Sipas këtij sondazhi, Spanja renditet e dyta me 29.52%, ndërsa Çekia merr vendin e tretë me 9.94% të votave. Shqipëria është renditur e para që në nisje të sondazhit, ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen të dielën.

Fansat e Eurovizionit në rrjet e kanë pritur shumë mirë “Shaj” të Arilenës, ashtu sikurse kritikat kanë qenë ndër më pozitivet. Sipas “News31.al”, Arilena do të ngjitet në skenën e festivalit me një version të riorkestruar të këngës, ashtu sikurse pritet ta sjellë “Shaj” në gjuhën angleze.

Të këshilluara

Klas, moral dhe kapitalizëm në "Parasite"

"Parasite" është një hit ndërkombëtar, duke u bërë filmi i parë i Koresë së Jugut të nominuar ndonjëherë për një Oskar. Suksesi i saj është për faktin se gërshe...

16:30

Mc Kresha së shpejti baba

MC Kresha i dha fund beqarisë me partneren e tij Erzina, në një ceremoni private me miq e të afërm në Prishtinë! Nga fotot e dasmës së papritur të gjithë dyshua...

15:35

Performanca surprizë e Eminem në Oscars

Performanca surprizë e “Lose Yourself” nga Eminem gjatë ceremonisë së 92-të të çmimeve Oscar i konfuzoi të gjithë. Le të marrim shprehitë e fytyrës së regjis...

14:12

Detajet e fshehta te filmi Parasite (Foto)

Regjisori Bong Joon Ho dhe kineasti Kyung-pyo Hong ndërtuan skena të caktuara, ku ekziston një linjë e qartë që ndan të pasurit dhe të varfërit – si për shembul...

13:25

Valdrin Sahiti prek dhe skenën e Oscar 2020

Mbrëmja e kaluar ka qenë më e rëndësishmja për botën e kinematografisë.Të gjithë mëzi kanë pritur ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars 2020” dhe sigurisht nj...

12:41

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI