Ky qëndrim brutal, tipik amerikan duket sikur i lë shum pak hapsirë për të manovruar Kurtit. Ai e vë përpara dilemës, ose të humbasë koherencën duke tradhëtauar qëndrimet që ka mbajtur gjatë opozitës, ose të riskojë një thyerje me shtetin protektor të Kosovës që në ditët e para të aventurës qeveritare. Duket se për përfaqësuesit e SHBA, formula "heqim taksën kur të vendoset reciprociteti në marëdhëniet me Serbinë" është parë si një shtyrje për në kalendat greke e këtij problemi që mban peng nisjen e dialogut. I dërguari i Trump kërkon një jo një pezullim por një tërheqje nga taksa, madje pa negociuar asgjë për këtë veprim.
Lexo më tej:
Kush është Ambasadori i SHBA në Gjermani përfaqësues i presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi
Në fakt administrata amerikane ka qenë që në fundin e vitit 2018 e prerë dhe e ashpër kundrejt masës që mori qeveria Haradinaj, si një masë për të penguar bisedimet për këmbime territoresh. Në një letër dërguar direkt liderëe kosovarë në 14 dhjetor 2018, Donald Trump u kërkoi atyre "të mos ndërmarrin veprime që pengojnë arritjen e marrëveshjes". Këtë mesazh e "përktheu" në një gjuhë më brutale disa ditë më vonë ambasada e SHBA në Prishtinë: "Askush nuk mund të ndërmarrë vendime të cilat janë kundër interesave tona strategjike, pa u përballur me pasoja në marëdhëniet tona bilaterale" nënvizoi ajo në një komunikatë. Këto deklarata u pasuan me veprime konkrete. Ish kryeministri Haradinaj i'u rrefuzua viza amerikane dhe një delegacion ushtarak i kryesuar nga gjenerali Ajoua anulloi vizitën në Kosovë. Por më e rënda ishte letra e përbashkët në 12 shkurt 2019 të cilën e nënshkruan, Ndihmëssekretari amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, Ndihmëssekretarja e Mbrojtjes, Laura Cooper dhe Zv/drejtor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Earth. thuhet se pas kërkesave të vazhdueshme të SHBA-së për pezullimin e tarifës, kanë vendosur që të ndërmarrin hapa “për të shprehur shqetësimin tonë, përfshirë edhe partneritetin tonë në fushën e sigurisë”. I dërguari i Trump takon Vuçicin: Nëse nuk arrini marrëveshje me Kosovën, do të tërhiqemi “Si fillim, kemi vendosur të anulojmë vizitën e planifikuar të Gjeneralit (Timothy) Orr nga Garda Kombëtare e Ioëa-s, në Kosovë. Vizita e tij kishte për qëllim të përqëndrohej në bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë”, thuhet në letër. Zyrtarët amerikanë, në letrën që i kanë dërguar presidentit Hashim Thaçi, kryeparlamentarit, Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, thonë se “është e pabesueshme” që Kosova po injoron këshillën e Shteteve të Bashkuara për pezullimin e taksës doganore. “Kosova nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara. Ne kemi punuar së bashku për vite të tëra për të ndërtuar të ardhmen, për popullin e Kosovës që të jetojë ashtu si ka zgjedhur, në paqe...“Është e pabesueshme që pas gjithë asaj që kemi bërë së bashku, Kosova vlerëson miqësinë tonë kaq ulët, aq sa të injorojë këshillën tonë. Shtetet e Bashkuara vazhdojë të jenë të gatshme të ndihmojë dhe të përkrahin Kosovën që të arrijë një marrëveshje për normalizimin e raporteve me Serbinë, që do të përqendrohej në njohje reciproke, që do të ishte afatgjatë, e zbatueshme dhe do të përfitonin të dyja palët. Për 20 vjet ky ka qenë një qëllim i pamundur. Edhe pse ende ka vështirësi, kjo rrugë duhet të ndërmerret për të pasur siguri dhe prosperitet”, thuhej në letër ku shprehej hapur edhe kërcënimi: "Hapi i parë drejt kësaj (Marrëdhënive të mira) është pezullimi i tarifave. Derisa nuk e keni bërë një gjë të tillë, ne nuk mund të kemi raportet ashtu siç i kemi pasur”.
Pra me këtë linjë zjarri duket se do të parballet tani edhe Albin Kurti. Mesazhi i fundit tregon se ai nuk do ta ketë të lehtë ti bëjë partnerët e tij të pranojnë reciprocitetin. mesazhi i fundit është i qartë heqje e pakthyeshme e taksës dhe pa asnjë favor në këmbim.
Përndryshe sanksionet që ranë Ramush Haradinajn nuk do të vonojnë të prekin edhe pasardhësin e tij.
©Lapsi.al