Flash

OFL vijon me formularët, i kërkon ‘dy të fortëve’ në Durrës dhe Koplik të deklarojnë pasuritë

Lapsi.al 10 February 2020
OFL vijon me formularët, i kërkon ‘dy të

OFL vijon me kërkesat për deklarimin e pasurive duke i kërkuar dy personave të dënuar më parë në Gjermani dhe Belgjikë të plotësojnë formularin.

Më saktë OFL i kërkon A.K, nga Durrësi i dënuar në Gjermani në fushën e narkotikëve të deklarojë pasurinë.

Gjithashtu i kërkohet plotësimi i formularit edhe B.P, banues në Koplik i dënuar në Belgjikë për trafik të qëneve njerëzore. A.K, dhe Bardhok Pllanaj kanë 48 orë kohë për të deklaruar burimet e pasurive të tyre kurse SPAK duhet të vlerësojë brenda 15 ditëve dosjen e tyre. Më pas vendos Gjykata Speciale për masën e sekuestrimit dhe konfiskimin përfundimtar më pas në një afat prej 6 muajsh.

Bardhok Pllanaj 

I njohur si ‘Sheiku’ i Shkodrës, Pllanaj u arrestua në vitin 2018 për shkak të një pallati 10- katësh me vlerë 2 milion euro pasi po u konstatua se po e ndërtonte atë pa leje.

Më pas doli se Pllanaj po e ndërtonte me para të cilat ridhnin nga aktiviteti i tij kriminal i mëparshëm pasi ‘Sheiku’ sipas Policisë është dënuar më parë në Gjermani në fushën e narkotikëve. Po në 2019 Pllanajt iu sekuestruan edhe 20 pasuri prona, apartamente, biznese, troje, makina etj kryesisht në Dobrac të Shkodrës.

Emri i Pllanajt do të lakohej për herë të parë në vitin 2014, gjatë operacionit policor “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestruan gati një ton hashash. Shtatë persona u arrestuan, por Planaj arriti t’i shmangej kapjes.

Më tetor të 2019 Pllanaj i cili ishte në arrest shtëpie theu masën e sigurisë por u arrestua më pas në Lushnje.

 

OFL e filloi punën me pronat e Altin Hajrit, një nga të shpallurit në kërkim për vrasjen e Jan Prengës. Nën sekuestro u vendos resorti i tij lukzos në Shijak por jo vetëm edhe në Shkodër u sekuestruan pasuritë e disa prej anëtarëve të grupit ‘Dukagjini’ të përfshirë në ngjarjen e 17 janarit. Më pas formularët i janë dorëzuar Lulzim Berishës, Saimir Taullaut, Ardian Çapjes, Suel Çelës, Plarent Dervishajt. Kurse u sekuestroi tre automjete të blinduara Saimir Taullaut, Dashamir Gjokës dhe Durim Bamit pasi i kishin pa leje të posaçme.

Të këshilluara

Studimi/ Sa zgjat orgazma e një gruaje

Një studim i ri ka zbuluar se mesatarisht u duhen grave 13 minuta dhe 25 sekonda për të pasur një orgazëm të vërtetë. Në hulumtimet që janë bërë, grave iu kë...

20:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI