Flash

Kush është koka i ‘Bandës së bananeve’ që u kap në në Gjermani me 400 mln euro kokainë, sot i kërkon OFL deklarimin e pasurisë

Lapsi.al 10 February 2020
Kush është koka i ‘Bandës së bananeve’ që u

Albert Lames ose Albert Kochsiekit i është kërkuar nga OFL të deklarojë pasurinë në formular brenda 48- orësh.

OFL vijon me formularët, i kërkon ‘dy të fortëve’ në Durrës dhe Koplik të deklarojnë pasuritë 

I njohur si koka apo udhëheqësi i ‘Bandës së bananeve’, Lame, i cili zyrtarish sot mban mbiemrin e bashkëshortes, Kochsiek , së bashku me disa shqiptarë të tjerë transportonin kokainë nga Ekuadori, në kuti bananesh për të furnizuar qytetet gjermane.

Më 2018 një ngarkesë 1.8 ton kokainë u kap në Gjermani e cila vinte nga Ekuadori me vlerë tregu prej 400 milionë euro.

Në këtë operacion u përfshinë 500 hetues dhe forca policore gjermane për të arritur në arrestimin e 13 shqiptarëve dhe tre të huajve. Lame është arrestuar bashkë me Emiljano Hysenajn, i cili është në shënjestrën e OFL dhe do i sekuestrohen pasuritë në Shijak.

Saktësisht u arrestuan Orneo Margjeka, Emiljano Hysenaj, Dashamir Ndoj, Dario Lame, Ervin Llusha, Izmir Lami, Dolan Kocani, Agim Zeka, Marjan Tola, Mevlan Beca, Granit Bajrami, Artan Mehmeti, Blerim Cakraj si dhe Alberto Kochsiek ose Alberto Lame, Anel Begovic dhe Kofi Oteng.

Të këshilluara

Studimi/ Sa zgjat orgazma e një gruaje

Një studim i ri ka zbuluar se mesatarisht u duhen grave 13 minuta dhe 25 sekonda për të pasur një orgazëm të vërtetë. Në hulumtimet që janë bërë, grave iu kë...

20:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI