Flash

Kur Sandër Lleshaj nderonte Arben Imamin (FOTO)

Lapsi.al 10 February 2020
Kur Sandër Lleshaj nderonte Arben Imamin (FOTO)

Fotografi Feliks Bilani, ka postuar sot në faqen e tij ne Facebook, disa foto kur Sandër Lleshaj, në atë kohë, gjeneral në Ministrinë e Mbrojtjes, nderonte Ministrin, Arben Imami. Me siguri, kjo ka qënë pjesë e punës dhe e kodit të ushtarakut, që të nderojë eprorin civil, megjithatë, sërish këto foto të bëjnë përshtypje, duke marrë parasysh profilin e sotëm të Lleshajt, që është shfaqur jo pak arrogant dhe kundërshtar i fortë politik i PD. Pikërisht, fakti se ishte ende gjeneral me gradë, u bë pengesë për dekretimin e tij nga Presidenti Meta, kur u propozua nga Rama si Ministër i Brendshëm. Dekretim që ndodhi, pasi Lleshaj u lirua nga detyra e gjeneralit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI