Flash

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë: Pjesën më të madhe të investimeve të huaja në rajon i merr Serbia dhe Maqedonia e Veriut

Lapsi.al 10 February 2020
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë:

Kreu i Dhomes Amerikane te Tregtise, gjate analizes se klimes se investimeve dhe arritjet gjatë 2019-ës, ka vecuar sot dy eksperienca të ndryshme te bizenesit ne vendin tone, nga njëra anë efektiv dhe me sukses e nga ana tjeter me shume veshtiresi.

Ne nje deklarate per mediat, Enio Jaço ka nenvizuar se “Një nga kto vështirësi ka të bëj me procesin e konsultimit publik, e thënë më drejtpërdrejt, Ligji Për Konsultime Publike nuk respektohet nga administrata”.

Në lidhje me investimet amerikane, sipas tij, Shqipëria me SHBA-në ka një bilanc tregtar prej 100 milion dollerësh, i cili është shumë i ulët, nën potencialin e mundshëm.

“Po ta krahasojmë me bilancin tragtar të Maqedonisë së Veriut që është 230 milion, pra 2.3 herë më i lartë se i yni, edhe pse Maqedonia është një vend më i vogë me ekonomi më të vogël se Shqipëria”- tha ai.

Sipas tij, “Kemi një hendek shumë të madh mes pozicionit ku ndodhemi dhe pozicionit të Maqedonisë së veriut. Nuk është çudi pra që pjesën më të madhe të investimeve të huaja në rajon i merr Serbia dhe Maqedonia e Veriut”.

Duke u ndalur ne situaten postermet, ai theksoi se “kemi raportime mbi të ardhura të ulta në 3 mujorin e fundit të 2019 por edhe gjatë tremuajrit të parë do kemi impakt në lidhje me shpënzimet e konsumatorit gjatë 2020”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI