Flash

Fustani i Natalie Portman një shenjë proteste dhe mbështetje ndaj femrave

Lapsi.al 10 February 2020
Fustani i Natalie Portman një shenjë proteste dhe mbështetje ndaj

Mbrëmjen e kaluar u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar, ku u shpallën si çdo vit fituesit e filmit më të mirë, skenarit më të mirë, aktorit më të mirë etj.

Aktorja Natalie Portman parakaloi në tapetin e kuq me një fustan në ngjyrë të zezë dhe gold, të markës Dior.

Vëmendjen e të gjithëve e tërhoqën detajet e veçanta në fustanin e Portman, ku kishte qëndisur disa emra.

Në formë proteste dhe në mbështetje të femrave, aktorja kishte shkruar përgjatë fustanit të saj emra të regjisoreve që nuk u nominuan këtë vit në “Oscars 2020”.

Mes tyre arritën të dallohen emrat e Greta Gerwig(Little Women), Lulu Wang (The Farewell), Céline Sciamma (Portrait of a Lady on Fire), Lorene Scafaria (Hustlers) , Melina Matsoukas (Queen & Slim), Alma Har’el (Honey Boy).

Të këshilluara

Një tjetër sukses për Loredanën

Loredana, artistja me origjinë shqiptare, është gjithmonë në qendër të vëmendjes së publikut. Këngët e saj të sukseshme, por dhe jeta personale gjithmonë tërheq...

15:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI