Flash

Fevziu ia thotë në sy Alketës: Tregove inferioritet përballë italianëve

Lapsi.al 10 February 2020
Fevziu ia thotë në sy Alketës: Tregove inferioritet

Prezantuesja Alketa Vejsiu ka tentuar të bëjë një sqarim për të gjitha kritikat që vërshuan pas prezantimit të saj në Sanremo. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ajo u përgjigj për disa prej tyre. Ndonëse në përgjithësi gazetari Blendi Fevziu luajti rolin e ndërmjetësit mes kritikëve dhe Alketës në një moment edhe ai e tha mendimin e tij se Alketa kishte treguar inferioritet duke e falënderuar aq shumë Italinë për mundësinë që iu dha.

“Po ta them edhe pse nuk është korrekte të ta them në emision. Praktikisht ti prezantove më mirë se një pjesë shumë e madhe e atyre që ishin në atë studio. Kishe një background shumë më të mirë sesa ato sepse ke 20 vjet në ekran dhe s’kishe përse të tregoje një shenjë inferioriteti ndaj Italisë ndaj italianëve apo ndaj faktit që u ngjite në atë skenë. Nëse ata s’do të kishin nevojë nuk do të kishin qasur kurrë në atë skenë. Kështu që për sa kohë, aty shkon me dinjitetin tënd, me aftësinë tënde dhe me staturën tënde, ekzagjerimi i falënderimeve të mëdha për Italinë…” – tha Fevziu. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Jane Fonda riciklon fustanin në Oscars

Kur Jane Fonda, doli të japë çmimin Oskar, për filmin më të mirë, në ceremoninë e çmimeve mbrëmjen e kaluar, ajo mori gjithë vëmendjen me pamjen e saj. Legje...

19:45

5 Miliarderët e Hollywood

Regjisorët e filmit dhe personalitetet e televizionit mbizotërojnë në listën e më të pasurve në Hollywood por ka edhe të tjerë të cilët i kanë bërë paratë e tyr...

19:29

Klas, moral dhe kapitalizëm në "Parasite"

"Parasite" është një hit ndërkombëtar, duke u bërë filmi i parë i Koresë së Jugut të nominuar ndonjëherë për një Oskar. Suksesi i saj është për faktin se gërshe...

16:30

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI