Flash

Draftet e kodit penal dhe procedurës penale/ 3-7 vite burg për të fortët që nuk 'lirojnë' pasurinë

Lapsi.al 10 February 2020
Draftet e kodit penal dhe procedurës penale/ 3-7 vite burg për të

Prej vitesh, ankandet shtetërore për shitjen e pasurive të konfiskuara nga krimi, kanë dështuar pasi të fortët që i kishin në pronësi ose të afërm të tyre, intimidojnë çdo blerës të mundshëm.

Për të shmangur “qarkullimin” e tyre rrotull pronave të konfiskuara me vendim gjykate, qeveria propozon burg nga 3-7 vjet.

Ndërhyrja parashikohet në nenin 287 të kodit penal, si pjesë e paketës të ndryshimeve të ligjore anti-KÇK.

Pjesë e paketës së zbardhur nga A2 është dhe kodi i procedurës penale. Në një dispozitë kalimtare që parashikohet t’i shtohet ligjit, i cili kërkon minimalisht 84 vota për t’u miratuar, sqarohet se të gjitha provat materiale për të cilat gjykata mund të ketë harruar të shprehet kur ka dhënë vendimin për veprën penale, i kalojnë shtetit. Kryesisht bëhet fjalë për makina apo sende të tjera personale në pronësi të individëve kur arrestohen.

Janë 6 ligjet e paketës anti-KÇK që pritet të kalojë në qeveri e më pas në kuvend. Sipas ndryshimeve në këto ligje, i jepet më shumë kompetencë Ministrisë së Brendshme, në varësi të së cilës kalon dhe agjencia që administron pronat e krimit. A2 ka zbardhur javën e kaluar këto drafte që dëshmojnë mbi planet e Qeverisë. Mes tyre është fuqizimi i Policisë së shtetit, që lejohet të përgjojë pa autorizimin e prokurorit, ndërsa përgjimet mund të ruhen në pafundësi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI