Flash

Robert Berisha u kërkon sërish falje grave, 'Ishte faji im'

Lapsi.al 9 February 2020
Robert Berisha u kërkon sërish falje grave, 'Ishte faji im'

Deklarata e Robert Berishës për gratë nuk u prit aspak mirë nga gjinia femërore duke shkaktuar reagime të shumta online e jo vetëm.

Por këngëtari gjatë javës së kaluar kërkoi falje në emisionin “WakeUp” duke thënë se fjalët e tij ishin keqinterpretuar dhe se nuk kishte për qëllim të ofendonte askënd. Ditën e sotme Roberti është i ftuar në “E Diell” aty ku kërkoi sërish falje madje tregoi se kjo deklaratë doli në atë mënyrë pasi para se të shkonte të jepte intervistën ishte nervozuar për shkak të historisë që shoku i tij i tregoi rrugës.

Roberti tha se miku i tij i cili është person i njohur në showbiz po i tregonte se kishte probleme me bashkëshorten në shtëpi e prandaj deklarata u tha në atë lloj mënyre.

Është gabimi im. U kërkoj falje grave, nanave, femrave që janë prek nga kjo deklaratë. Kush nuk e njef Robertin nga afër mundet me e keqkuptu këtë intervistë. Rrugës duke ik te ajo intervist kam qënë me një mik timin që nuk dua ti përmend emrin se është i njohur. Është një burrë shumë i mirë shumë puntor, i cili kishte probleme në shtëpi, ma tregoi gjatë rrugës duke ik për Brezovic e u preka kaq shumë. U mbusha me një energji negative para intervistës, ndoshta ka ndiku ai muhabet për atë deklaratë”- u shpreh Roberti.

Të këshilluara

Një tjetër sukses për Loredanën

Loredana, artistja me origjinë shqiptare, është gjithmonë në qendër të vëmendjes së publikut. Këngët e saj të sukseshme, por dhe jeta personale gjithmonë tërheq...

15:00

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI