Flash

Ofendoi kolegun live, përjashtohen të dy këngëtarët nga Sanremo

Lapsi.al 9 February 2020
Ofendoi kolegun live, përjashtohen të dy këngëtarët nga

Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata e katërt e festivalit “Sanremo” dhe përveç performancës së Dua Lipës që na bëri krenarë të gjithëve, ndodhi një ngjarje që do mbahet mend shumë gjatë.

Duket se askush se kishte parashikuar skandalin që do të ndodhte nga dy artistët në konkurim, Bugo dhe Morgan. Ky i fundit ndryshoi tekstin e këngës “Sincero” dhe në vend të fjalëve të parashikuara “këndoi” kritika dhe ofendime për kolegun e tij, Bugon, i cili e la performancën në gjysmë dhe u largua nga skena.

“Figura e keqe që bëre dje në darkë”,“Qëllimet e tua të këqija, mungesa jote e edukatës”, “Mosmirënjohja dhe arroganca jote” dhe vazhdon me: “Bëj çfarë të duash, por vendos këmbët në tokë” dhe në fund: “Respektoje këtë skenë dhe atë që të solli deri këtu”, ishin vetëm disa nga fjalët që ai lexonte nga një tablet që kishte vendosur sipër tastierës.

Prezantuesi dhe drejtori artistik Amadeus si edhe produksioni i “Sanremos” vendosën të skualifikonin dy këngëtarët nga gara.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori i "Oz", Kevin Conway

Kevin Conway është ndarë nga jeta të mërkurën e 5 shkurtit si pasojë e një ataku në zemër. Ndarjen e tij nga jeta e ka konfirmuar ditën e sotme menaxheri i tij....

16:54

Oscar/ Meghan dhe Harry refuzojnë ftesën

Duka dhe Dukesha e Sussex, Meghan dhe Harru, kanë refuzuar ftesën për të marrë pjesë në natën e ndarjes së çmimeve Oscars. Sipas një burimi për Revistën Hello a...

16:09

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI