Flash

Kishte përshtatur biznesin për lojëra të palejuara, një në pranga në Kombinat

Lapsi.al 9 February 2020
Kishte përshtatur biznesin për lojëra të palejuara, një

Policia e Tiranës goditi një rast të organizimit të palejuar të lojërave të fatit dhe vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara.

Policia bëri me dije se si rrjedhojë, është arrestuar pronari i lokalit në Kombinat, ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm.

Janë proceduar penalisht 6 shtetas të tjerë.

Njoftimi i plotë:

Goditet një rast i organizimit të palejuar të lojërave të fatit dhe vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara.

Vihet në  pranga pronari i lokalit.

Procedohen penalisht gjashtë shtetas  të tjerë

Sekuestrohen letra pokeri dhe sasi lekësh me të cilat këta shtetas po luanin.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6,  në bazë të informacioneve të marra se në një lokal   ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe  proceduan në gjendje të lirë gjashtë shtetas të tjerë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit E.B,  në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat,  6 shtetasit e proceduar tashmë nga Policia, u konstatuan duke luajtur lojëra me letra pokeri me lekë  .

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra pokeri dhe një sasi lekësh.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI