Flash

Vannessa Bryant një përkujtimore për bashkëshortin Kobe dhe vajzën Gianna

Lapsi.al 8 February 2020
Vannessa Bryant një përkujtimore për bashkëshortin Kobe dhe

Vannessa Bryant nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se do të bëhet një përkujtimore për bashkëshortit Kobe dhe vajzën Gianna.

Ajo ka publikuar ftesën e veçantë, e cila duket se është e menduar në çdo detaj. Ftesa përmban 24 flutura në të purport dhe të verdhë, që janë ngjyrat ekipit të basketbollit ku Kobe luajti për 20 vite. Aktiviteti që në ftesë quhet “Një kremtim për jetën e Kobe dhe Gianna Bryant” do të zhvillohet në 24 shkurt në Staples Center në Los Angelos.

Data është zgjedhur e tillë, pasi numri 2 ishte në bluzën e Gianna dhe 24 në atë të Kobe dhe 20 ishte numri i viteve që ai kishte luajtur tek Lakers. Për t’i bërë edhe më shumë homazh numrit të legjendës së sportit, ftesa ishte dekoruar me 24 flutura.

Aktiviteti do të zhvillohet në orën 10 paradite. I vetmi problem mund të jetë vendi, pasi nuk ka kapacitet të lartë. Ai mban rreth 20 mijë persona dhe duke ditur adhurimin që fansat kanë për të, vendi mund të mos mjaftojë. Megjithatë, Steples Center është vendi që lidhet më shumë me legjendën e basketbollit. Për çdo rast edhe pjesa e jashtme e arenës do të shërbejë për mijëra tifozë që dëshirojnë ta respektojnë.

Të këshilluara

Jonida Vokshi konfirmon shtatëzaninë

Lajmi se Jonida Vokshi është shtatzënë qarkulloi, që në ditët e para të janarit, kur ajo u shfaq si pjesë e panelit të jurisë së Top Talent. Bukuroshja e ekrani...

10:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI