Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Shpejtësi deri në 158 km/h, policia ndalon 4 shoferë në Tiranë (VIDEO)

Lapsi.al 8 February 2020
Shpejtësi deri në 158 km/h, policia ndalon 4 shoferë në

Vijon monitorimi me radar i segmentit që deri pak javë më parë shumë drejtues mjetesh e përdornin për gara shpejtësie. Policia Rrugore forcon kontrollet gjatë fundjavës, ndërsa u ‘shtrëngon rripin’ drejtuesve të mjeteve që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit. Mësohet se në segmentin Sauk-Teg në Tiranë, përgjatë 240 minutave, gjatë natës, pas kontrollit me radar janë konstatuar 4 drejtues duke shkelur rregullat e qarkullimit, pas drejtonin mjetin me shpejtësi deri në 158 km/h.

“Në këtë aks ku si rezultat i monitorimit të pandërprerë më radar u pezulluan qindra leje drejtimi gjatë tre muajt e fundit, tashmë është në normalitet. Drejtues mjetesh që respektojnë sinjalistikën. Për 240 minuta monitorim me radar u evidentuan vetëm katër shkelës të sinjalistikës për shpejtësi, nga këta: tre me masë administrative pa masë plotësuese pezullim të lejes së drejtimit dhe një për shpejtësi tej normave të lejura 158 km/h, të cilit ju tërhoq leja e drejtimit. Lajm shumë i mirë për të gjithë. Tashmë vëmendje e kontroll të pandërprerë edhe në rrugët interurbane Tiranë- Durrës – Tiranë, Elbasan , por jo vetëm, kontroll në ditët në vijim me radar në të gjithë vendin. Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, do zhvillojnë monitorime e kontrolle të befasishme, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Shpejtësia vret jetë, shpejtësia s’të çon në destinacion, shpejtësia të lë me këmbë pasi patentën ta merr polici, rregulli të garanton jetën, destinacionin dhe patentën. Drejtues mjetesh, respektoni sinjalistikën, mbroni jetën e pastaj mbroni dhe patentën, por mbroni jetën tuaj e të përdoruesve te tjerë të rrugës. Radari dhe Polici rrugor tashmë janë kudo, mos u befasoni por respektoni rregullat e kodit rrugor, që të arrini në destinacion shëndoshë dhe me patentën në xhep.

#Fundjavëtëkëndshme.”, thuhet ne njoftimin e policise.

Të këshilluara

Zjarr i madh në Fushë-Krujë

Një zjarr masiv ka përfshirë lagjen “Bakushe Visha” në Fushë-Krujë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, por flakët ...

18:04

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI