Flash

Publikohet raporti i aksidentit fatal të Kobe Bryant

Lapsi.al 8 February 2020
Publikohet raporti i aksidentit fatal të Kobe Bryant

Në më pak se dy javë pas rrëzimit fatal të helikopterit që i mori jetën Kobe Bryant, vajzës së tij dhe shtatë personave të tjerë, dihet se mjeti me të cilin po udhëtonte legjenda e Los Angeles Lakers, nuk kishte probleme motorike.

Ky informacion ka dalë sipas një raporti paraprak të bërë publik së fundmi.

Ekspertët thonë se ky studim ka treguar se motorët ishin duke punuar në kohën kur ndodhi aksidenti, kështu që vdekja e një prej basketbollistëve më të mirë në historinë e NBA, nuk lidhet me mos funksionimin e motorit të helikopterit.

Një dëshmitar ka thënë për “NTSB” se helikopteri po flutoronte nëpër mjegull para se të rrëzohej në kodrën Calabasas  në Kaliforni.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit që po kryen hetimet, do të shikojë se çfarë roli ka luajtur moti në këtë aksident, megjithëse nuk do të ketë raport përfundimtar për të paktën një vit.

Në helikopter ndodheshin 9 persona dhe të gjithë humbën jetën. Mes viktimave ishte edhe vajza 13-vjeçare e Kobe.

Të këshilluara

Jonida Vokshi konfirmon shtatëzaninë

Lajmi se Jonida Vokshi është shtatzënë qarkulloi, që në ditët e para të janarit, kur ajo u shfaq si pjesë e panelit të jurisë së Top Talent. Bukuroshja e ekrani...

10:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI