Flash

Pas ndarjes nga jeta të Nexhmije Pagarushës, Kosova shpall datën 9 Shkurt ditë zie

Lapsi.al 8 February 2020
Pas ndarjes nga jeta të Nexhmije Pagarushës, Kosova shpall datën

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurt 2020, ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Thaçi e ka marrë këtë vendim në shenjë respekti për ikonën shqiptare, e cila për vite të tëra solli muzikë që do të mbahet mend ndër breza. Ditën e nesërme flamuri i Kosovës do të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës brenda dhe jashtë vendit.

Bilbili i muzikës shqiptare ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare dhe varrimi do të bëhet nesër sipas amanetit të saj. Trupin e saj do e çojnë në Pagarushë, në vendin e lindjes së këngëtares.

Ndërkohë ditën e sotme do të mbahen homazhe në nderim të figurës së të madhes Nexhmije Pagarusha.

Të këshilluara

Jonida Vokshi konfirmon shtatëzaninë

Lajmi se Jonida Vokshi është shtatzënë qarkulloi, që në ditët e para të janarit, kur ajo u shfaq si pjesë e panelit të jurisë së Top Talent. Bukuroshja e ekrani...

10:27

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI