Flash

OFL, sekuestrohen makinat e blinduara për 3 të ‘fortë’ në Lushnje, Durrës dhe Krujë

Lapsi.al 8 February 2020
OFL, sekuestrohen makinat e blinduara për 3 të

Policia e Shtetit thotë se ka sekuestruar 3 makina të blinduara në Lushnje, Durrës dhe Krujë. Makinat i përkasin 3 personave të dënuar më parë. Njëra prej automjeteve të blinduara i pqrket Saimir Taullaut në Lushnje.

Njoftimi i OFL:

Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit, në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në bazë të nenit 19 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, nxorri urdhrat e sekuestrimit në kushtet e emergjencës për disa automjete të blinduara, të cilat u sekuestruan gjatë operacionit.

Automjetet e sekuestruara janë në pronësi të shtetasve:

S. T., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

D. Gj., banues në Durrës, i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore;

D. B., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Operacioni vijon dhe OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Të këshilluara

Moti, vijon ulja e temperaturave

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Pritet që të hënën pasdite të shtohen vra...

10:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI