Flash

Dyshimet e policisë për aksidentin tragjik të dy mësuesve në Memaliaj

Lapsi.al 8 February 2020
Dyshimet e policisë për aksidentin tragjik të dy mësuesve

Nuk ndalen aksidentet e rënda në vend. Një i tillë u shënua dje në Mogila të Vasjarit, 3 km nga Memaliaj, rreth orës 14.30. Aksidenti i mori jetën 2 mësuesve që punonin në shkollat e fshatrave përreth, Loenard Sako dhe Ornida Hoxha.

Ishin katër mësues që po ktheheshin në shtëpi pasi kishin mbaruar mësimin. 2 pasagjerët e tjerë kanë mundur të dalin nga mjeti tip Benz me targa TP0700B ku ata udhëtonin. Makina doli nga rruga duke përfunduar në kanalin kullues buzë rrugës.

Mësuesit, banues të qytetit Memaliaj, përshkonin këtë rrugë përditë prej disa vitesh pune si mësues. Drejtuesi i mjetit, mësuesi 43 vjeçar i frëngjishtes ishte, baba i tre fëmijëve të mitur. Kurse mësuesja 36-vjeçare ishte nënë e dy fëmijëve të vegjël.

Paraprakisht po hetohen dy shkaqe për aksidentin njëra mund të ketë qenë shpejtësia dhe tjetra ndonjë problem teknik i mjetit.

Gjithashtu, burimet nga uniformat blu dyshojnë se ky aksident me pasoja të rënda mund të ketë ndodhur edhe për arsye shëndetësore që mund të ketë pësuar drejtuesi i mjetit, raporton Panorama.

Të këshilluara

Moti, vijon ulja e temperaturave

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Pritet që të hënën pasdite të shtohen vra...

10:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI