Flash

Duhet marrë me qetësi ky vit

Lapsi.al 8 February 2020
Duhet marrë me qetësi ky vit

Nga Astrit Patozi

Duhet marrë me qetësi ky vit, se është shumë shpejt për t’u mërzitur. Për ata që gënjehen lehtë është e sigurt se do të jetë i mbushur me ngjarje dhe dukuri të rralla dhe të jashtëzakonshme.

Nga njëra anë do të gjëmojnë daullet e rindërtimit prej tërmetit dhe topat e luftës me KÇK-në, ndërsa nga ana tjetër do të bombardoheni me filma me metrazh të shkurtër, videoklipe, por sidomos me premtime për zgjedhje të parakohshme, të cilat janë gjithmonë te pragu i derës, që vetëm në çastin e fundit nuk hapet.

Madje edhe bandat do të bëjnë sikur janë trembur dhe janë strukur nga kjo goditje e pamëshirshme e shtetit prej kartoni, sepse edhe ato e dinë se fushatat mbarojnë shpejt.

Dalëngadalë do të harrohen arsyet që sollën atë paqe të papritur dhe mbi të gjitha kushtet e shenjta të Bundestagut, që dy javë më parë shërbenin si flamur për të udhëhequr tufat e armiqve të qeverisë. Të gjithë janë në rolin e tyre për të na marrë vëmendjen që të mos kuptohet se i vetmi vendim që kanë marrë është mosndryshimi i statuskuosë. Sikur e kam para syve 15 marsin e kuartetit të famshëm të Këshillit Politik, që do të prodhojë asgjënë e parë. Dhe pastaj do të kërkohet të blihet një kohë tjetër, e kështu me radhë deri në fund.

Dalëngadalë do të biem në vitin tjetër me të njëjtat halle dhe me të njëjtët cuba, që i hakërrehen njëri-tjetrit, për faje dhe krime të përbashkëta, gjithmonë duke u ankuar se për të ndryshuar diçka në rendin e punëve në Shqipëri nuk ka asnjëherë kohë.

Të këshilluara

Moti, vijon ulja e temperaturave

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Pritet që të hënën pasdite të shtohen vra...

10:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI