Flash

Berisha hapur kundër Bashës: "S'duhet humbur kohë me Ramën, duhet rrëzuar me revolucion"

Lapsi.al 8 February 2020
Berisha hapur kundër Bashës: "S'duhet humbur kohë me

Sali Berisha po del hapur me teza kundër qëndrimeve të pasardhësit që katapultoi në krye të partisë së tij, Lulzim Bashës. Ndërsa kreu aktual i PD, pasi e uli opozitën në tryezën e reformës zgjedhore, deklaroi se kritikat po i vinin nga revolucionarët, lideri hostorik ka folur sot pikërisht për rrëzimin e Ramës me revolucion.

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati: Dy fytyrat e Ramës kur Basha hap frigoriferin

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se vijon t’i qëndrojë thirrjeve për revolucion, si e vetmja mënyrë, sipas tij, që do të largonte Edi Ramën nga posti i kryeministrit.

I ftuar në “Kjo Javë”, Berisha pa e cilësuar uljen në tryezë me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin si harxhim kohe, u shpreh se opozita nuk duhet të humbë kohë, duke shtuar se “duhet të bëjë gjithçka mund të bëjë për t’i bërë Edi Ramës, atë që bolivianët i bënë Moralesit”.

Ndërsa Basha tha pak ditë më parë se rruga radikale e kishte arritur qëllimin e saj me ndërgjegjësimin e shqiptarëvë dhe ndërkombëtarëve paraardhësi i tij pretendon të kundërtën: “Për mua opozita duhet të bëjë gjithçka mund të bëjë për t’i bërë Edi Ramës, atë që bolivianët i bënë Moralesit, atë që armenët i bënë Sarkesianit, për t’i bërë atë që realizuan maqedonasit në një kohë kur vërtet ishte salduar një problem. Pra, opozita nuk duhet të humbasë kohë, por të hidhet në një betejë deri në përmbysjen përfundimtare të këtij bosi të mafias shqiptare, siç po e quajnë tani në Europë. Vetëm revolucioni është zgjidhje në këtë vend".

Në vend që të mbështese marrëveshjet dhe paktet si ato të ngjashme me dealin okult Rama Basha në 2017 Berisha ka bërë thirrje pët shfrytëzimin e urrejtjes që është akumuluar kundër kryeministrit:"Ka një urrejtje për Edi Ramën, që ka kufi vetëm qiellin dhe kjo urrejtje duhet kapitalizuar me rrëzimin sa më shpejt të Edi Ramës dhe të këtij narkokabineti, ky është mendimi im”, ka thënë sot Berisha.

Natyrisht nuk pritet që ai ta atakojë nominalisht njeriun që e caktoi në mënyrë antidemokratike si pasardhës, por këtë herë qëndrimet radikale të Berishës duken më.larg se kurrë nga butësia e squllur e Bashës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI