Flash

Angela Merkel uron Albin Kurtin: Gëzohem t'ju takoj së shpejti në Berlin

Lapsi.al 8 February 2020
Angela Merkel uron Albin Kurtin: Gëzohem t'ju takoj së shpejti

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka uruar Albin Kurtin për marrjen e detyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Zyra e Kancelares Merkel në urimin për Albin Kurtin ka thënë se do të ishte e lumtur që ta shoh atë së shpejti në Berlin.

“Gëzohem të ju takoj se shpejti në Berlin”, ka shkruar Merkel, në letrën e publikuar në webfaqen e Zyrës së Kancelares gjermane.

Në letrën e Kancelares thuhet se para qeverisë së re janë detyra të rëndësishme si sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ajo ka thënë se Kryeministrin e ri e presin punë të vështira në luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike. Po ashtu, sipas saj, sfidë e Kurtit mbetet dialogu me Serbinë.

“Këto janë hapat kryesor në përforcimin e perspektivës Evropiane të vendit tuaj”, thuhet në letrën e Merkel drejtuar Kurtit.

”Qeveria gjermane do ta mbështesë edhe më tej Kosovën në këtë rrugë. Gëzohem të ju takoj së shpejti në Berlin. Për detyrat të cilat ju presin ju dëshiroj shumë fat dhe sukses”, ka shtuar ajo.

Të këshilluara

Moti, vijon ulja e temperaturave

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Pritet që të hënën pasdite të shtohen vra...

10:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI