Flash

U arrestua për vrasjen e Jan Prengës/ Gjykata vendos arrest me burg për Ardian Doçajn, OFL i sekuestroi pasurinë

Lapsi.al 7 February 2020
U arrestua për vrasjen e Jan Prengës/ Gjykata vendos arrest me burg

Ardian Doçaj është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës pasi u arrestua për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Doçaj është lënë në masën e arrestit me burg nga Gjykata.

Doçaj u shpall në kërkim në fillim të shkurtit bashkë me Aldo Majnishtën dhe Artan Doçajn, të dyshuar si anëtarë të grupit Dukagjini, që morën pjesë në vrasjen e Jan Prengës më 17 janar.

Pasi OFL i sekuestroi banesën, Ardian Doçaj u rikthye në Shqipëri pasi ishte jashtë vendit dhe iu dorëzua autoriteteve në pikën kufitare të Hanit të Hotit. OFL i sekuestroi pikërisht këtij personi një banesë dykatëshe në lagjen ‘Bleran’, të njësisë administrative Rrethina, tre automjete dhe një motor.

Ai u shpall në kërkim nga Policia si një nga personazhet aktivë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI