Flash

Tragjike/ Vdes mjeku që dha alarmin për koronavirusin dhe që u shpall armik nga partia komuniste e Kinës

Lapsi.al 7 February 2020
Tragjike/ Vdes mjeku që dha alarmin për koronavirusin dhe që u

Doktori kinez që ngriti alarmin mbi shpërthimin e koroinavirusit është ndarë nga jeta. Lajmin e ka konfirmuar The Global Times, një gazetë që kontrollohet nga partia komuniste e Kinës.

Li Wenliang, 34 vjeç, u deklarua i vdekur orët e para të të premtes pas një ndërhyrjeje urgjente në një spital në Wuhan.

Raportimet e vdekjes së Li u pritën me zemërim nga rrjetet sociale kineze. Shumë prej përdoruesve lëvduan vendimin e tij për të ngritur zërin për sëmundjen në një shtet autoritar.

The Global Times ishte ndër gazetat shtetërore që u tërhoq nga qëndrimi mosbesues që mbajti fillimisht kudër oftalmologut.

Policia kineze e shënjestroi Li për “përhapje thashethemesh” pasi ai postoi në rrjetet sociale një paralajmërim se në spitalin e tij ishin trajtuar disa raste me simptoma si të gripit.

Shtatë pacientë u vendosën në karantinë dhe simptomat i kujtonin Sars (virusin që u përhap në vitin 2003). Ai i nxiti kolegët të mbanin maska dhe veshje mbrojtëse në punë.

Katër ditë më vonë, ai u thirr para byrosë së sigurisë publike dhe u akuzua për “shpifje” që prishin rendin publik. Iu tha se nëse vijonte të fliste për sëmundjen, do të vihej para drejtësisë.

Li ishte një ndër tetë personat që autoritetet shënjestruan për “përhapje thashethemesh.” Ai pranoi të mos e shprehte më publikisht shqetësimin e tij.

Në filim të janarit, ai mjekoi një grua me glaukomë pa kuptuar se ishte bartëse e virusit. Gjatë operacionit, Li u infektua.

Ndërron jetë doktori që ngriti i pari alarmin mbi koronavirusin

Më 10 janar, kur Kina insistonte se s’kishte raste të reja me virus, mjeku filloi të kishte temperaturë dhe kollë. Dy ditë më vonë, ai u shtrua në spital dhe u sëmurën dhe prindërit e tij.

Li theu heshtjen nga shtrati i spitalit.

“Nëse zyrtarët do të kishin informuar popullin mbi epideminë, gjendja do të kishte qenë më mirë. Duhet të ishin treguar më të hapur dhe transparentë,” tha ai për The New York Times.

Koronavirusi ka marrë deri më tani 563 jetë njerëzish. Ekspertët e shëndetësisë do të takohen javës tjetër në Gjenevë për të zhvilluar një vaksinë.

Burimi: The Guardian/ Anabel.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI