Flash

SPAK nis hetimet për tenderin 17 miliard lek të Porto Romanos

Lapsi.al 7 February 2020
SPAK nis hetimet për tenderin 17 miliard lek të Porto Romanos

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për tenderin e landfillit në Porto Romanos në Durrës, me dyshimin e pabarazisë në tendera.

Mësohet se SPAK-u ka sekuestruar dokumentet për tenderin me vlerë 17 miliard lek, pasi prokurimi është zhvilluar pa garë por me procedurë prokurimi “me negocim, pa shpallje paraprake”.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve të Ngurta, e drejtuar nga Alqi Bllako, në datë 27 janar 2020 shpalli fitues të tenderit “Mbyllja e venddepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park, Durrës”, bashkimin e dy operatorëve, konkretisht: kompaninë italiane “De Mare” srl. Kjo e fundit është regjistruar në QKR vetëm 3 ditë para tenderit, si dhe kompaninë shqiptare “Viktoria Invest International”.

Sipas njoftimit zyrtar të AKUM, tenderi ishte zhvilluar pa garë, më saktë me procedurën e “negociimit paraprak, pa shpallje”, nën argumentin e situatës emergjente të krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Të këshilluara

Zjarr i madh në Fushë-Krujë

Një zjarr masiv ka përfshirë lagjen “Bakushe Visha” në Fushë-Krujë. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, por flakët ...

18:04

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI