Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Monologu në Sanremo/ Italia jonë nuk është ajo e Alketës

Lapsi.al 7 February 2020
Monologu në Sanremo/ Italia jonë nuk është ajo e

Alketa Vjesiu nuk e çakërdisi publikun italian vetëm me të folurën supersonike, e cila në një moment e detyroi prezantuesin Amadeus t'i kujtojë se duhet që të prezantojnë edhe ndonjë këngë. Ajo u mundua të evokojë në skenën e Sanremos nostalgjinë e bregut përballë, që në Shqipëri po shuhet me shpejtësi.

Në monologun e gjatë dhe të recituar me shpejtësi, prezantuesja shqiptare u mundua të bëjë efekt: “Njëherë e një kohë, ishte një vend ku dëgjimi i [Claudio] Baglioni-t dhe [Adriano] Celentano-s ishte i ndaluar, bëheshe armik i popullit, mund të të kushtonte lirinë. Mund të përfundoje në burg. Njëherë e një kohë ishte një vend ku dyshonin nëse ishe bjonde, sepse bjonde ishte Raffaella Carrà. Njëherë e një kohë, ishte një vend ku italishtja mësohej nga transmetimet e Rai-t, ku Sanremo ishte gjithmonë Sanremo, edhe kur ishim të detyruar ta dëgjonim fshehtas, pasi mbyllnim mirë dyert dhe dritaret.” – tha Alketa duke evokuar fqinjin tonë si një pikë reference për shqiptarët (shiko linkun ketu https://youtu.be/SKhJs3QdPZM).

Por fatkeqësisht, kjo Itali nostalgjike që kujton Vejsiu, tashmë ekziston vetëm në kujtesën e mbi 50 vjeçarëve.

Fqinji ynë e ka humbur dominimin kulturor në Shqipëri.

Italishtja nuk është më gjuha që flitet ngado, madje të rinjtë të shikojnë si një relike të çuditshme kur i pyet: “parli italiano”?

Shenjat e arkitekturës, aq të spikatur të fillim shekullit të kaluar, po zhduken përfundimisht nga kryeqyteti ynë dhe prishja e kompleksit përreth stadiumit dhe ajo e mundshme e Teatrit Kombëtar do t'i japin dërrmën atyre.

Tifozët e futbollit, për të cilët prezantuesja thoshte se bërtasin njësoj si italianët kur Azzurr-ët bëjnë gol në kupën e botës, nuk ndjekin më vetëm Juven apo Interin, por ato janë lënë pas nga Barcelona, Reali, M. City apo PSG-ja.

Filmat nuk presim më t'i shohim në Rai apo Rete 4, sepse më përpara i transmetojnë Digitalb apo Tring në anglisht, ndërsa më të kamurit i kanë parë me kohë në Netflix.

Edhe si tokë emigrimi, punësimi apo studimi, Italia nuk është më e preferuara e shqiptarëve të sotëm.

Prandaj Italia që Alketa skicoi në Sanremo, është Italia e një klisheje të harruar. Atë ne e përdorim si një relike të ruajtur me kujdes, sa herë që me të duam të impresionojmë italianët. Atë e përdor shpesh idhulli i Alketës, Edi Rama, sa herë shfaqet në TV-të e Romës, apo bashkëmoshatarët e brezit të tij, që duan të gjejnë një lidhje mes dy vendeve.

Por kjo Itali nuk është më Italia jonë. Ai është një vend që e idealizuam gjatë komunizmit, ashtu siç idealizon çdo i burgosur peisazhin e vetëm që shikon nga dritarja e burgut. Por kur u përplasëm me lirinë, me botën e hapur edhe Italia u ridimensionua në përmasat e saj reale.

Prandaj, imazhi që krijoi Alketa në monologun e Sanrremos, ishte një truk i gënjeshtërt për të emocionuar dhe bërë përshtypje tek italianët, por ai është shumë larg atij që sot shqiptarët kanë për vendin fqinjë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

VIDEO/ Lufta e hapur mes RAI 3 dhe Edi Ramës

RAI3 dhe kryeministri shqiptare Edi Rama janë në një luftë të hapur publike. Shkak është bërë një seri reportazhesh të gazetarit italian Valerio Cataldi i cili ...

21:21

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI