Flash

Monologu i Alketa Vejsiut në Sanremo 2020

Lapsi.al 7 February 2020
Monologu i Alketa Vejsiut në Sanremo 2020

Mbrëmjen e djeshme krah Amadeus u bashkua dhe Alketa Vejsiu dhe Georgina Rodriguez në prezantim.

Gjatë festivalit, Alketës iu dha edhe një hapësirë kohore për të mbajtur një monolog të gjatë e domethënës, duke treguar historinë e shqiptarëve e duke falenderuar Italinë që hapi dyert për popullin tonë.

Monologu i plotë i Alketa Vejsiut:

“Na ishte një herë një vend ku të dëgjoje Baglioni-n dhe Celentano-n ishte e ndaluar. Bëheshe armik i popullit. Mund të të kushtonte lirinë, mund të përfundoje në burg.

Na ishte një herë një vend, ku të ishe bionde, ishe e dyshuar, sepse bionde ishte Raffaella Carrà.

Na ishte një herë një vend, ku mësohej italishtja duke dëgjuar çdo minutë transmetimet e Rai-t, ku Sanremo ishte gjithmonë Sanremo, edhe kur ishim të detyruar ta ndiqnim fshehurazi, pasi kishim mbyllur mirë dyert dhe dritaret.

Duket absurde, por ky ishte vërtet çmimi që duhet të paguaje, nëse jetoje në vitet e diktaturës.

Unë jam sot këtu për të thënë faleminderit. Faleminderit Itali, që mbajte ndezur ëndrrat tona në atë epokë të errët. Sepse ju nuk na braktisët kurrë. Nuk e bëtë kur kishim nevojë, kur merrnim anijet për të kaluar kufirin, në mënyrë që të kishim, më në fund, mundësinë për të jetuar.

Faleminderit Itali, sepse na ke dhënë shumë. Ke ndriçuar rrugën tonë me kulturën, artin, bukurinë dhe muzikën tënde.

Nëse jam sonte këtu, në këtë skenë, është për të thënë faleminderit Sanremo, sepse për të gjithë ne që të kemi ëndërruar përtej detit, nuk je vetëm tempulli i këngës, por edhe një simbol. Një shembull integrimi, ku një djalë i ri, i nisur me anije, që zbarkoi këtu në Itali, realizoi atë që mund të dukej e pamundur, të fitonte festivalin. Ai djalë që është tanimë një emër i madh i muzikës italiane, quhet Ermal Meta. Me fitoren e tij në vitin 2018, ai ekzaltoi shpirtin dhe krenarinë e shqiptarëve.

Ne nuk bëjmë gjithmonë tifo për muzikën tuaj, por për gjithçka që ju përket.

Ne, edhe në botërorin e futbollit, sa herë që të kaltërit shënojnë gol, e shohim si një gol edhe për ne.

Muzika nuk i njeh kufijtë që ndajnë popujt dhe kombësitë.

Muzika nuk ndërton mure dhe nuk krijon diga.

Muzika nuk ka nevojë për pasaporta, flamuj, thjesht përhapet dhe i këndon dashurisë, ëndrrave, jetës dhe na mëson të fluturojmë.

Sot që vendi im është pjesë e familjes së madhe europiane, unë fluturova për këtu, për të qenë brenda ëndrrës sime.

E ndërsa flas, më vjen në mendje ajo vajza e vogël që pyeste të atin pse e donte kaq shumë një këngë që Bobby Solo e kishte kënduar këtu, “Una Lacrima sul viso”. Im atë më tregoi se teksti fliste për një lot që dilte nga një zemër e thyer që rritet e bëhet një det. Unë asokohe iu përgjigja me naivitetin e një fëmije: “Ah, ja pse loti është i kripur!”

Për mua ai lot u bë metafora që la shenjë në fëmijërinë time, me tragjedinë e përsëritur të kanalit të Otrantos, që mori jetë njerëzish, të mbytur në shpresën e të gjeturit në kufi “tokën e premtuar”.

Pas monologut,L, Alketa ka nisur të këndojë “Una lacrima sul viso”, ndërsa në strofën e dytë i është bashkuar edhe këngëtari Bobby Solo.

Të këshilluara

Alida Duka tregon për operacionet plastike

Alida Duka është një nga këngëtaret që ka shumë vite në tregun muzikor shqiptar. Së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ku ka folur për projekt...

19:12

Kërkesa e Stresit për Albin Kurtin

Tashmë Albin Kurti është kryeministër i ri i Republikës së Kosovës i zgjedhur me 66 vota pro dhe me 10 abstenime. Duke qënë se qeveria ndryshoi, njerëzit pre...

16:54

Ana Kabashi pranon se Majk e ka ngacmuar

Nuk janë të rralla rastet kur brenda showbiz-it shqiptar kanë ndodhur ngacmime mes personazheve VIP. Diçka e tillë i ka ndodhur edhe këngëtares Ana Kabashi, ...

15:26

Elon Musk, sërish baba

Elon Musk dhe Grimes, e dashura e tij, do të bëhen prindër. Muzikantja foli rreth shtatzënisë në disa postime në Instagram dhe në një intervistë për Vogue. Të m...

14:55

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI