Flash

Macron kërkon rol kryesor në strategjinë bërthamore të Bashkimit Europian

Lapsi.al 7 February 2020
Macron kërkon rol kryesor në strategjinë bërthamore të

Presidenti francez, Emmanuel Macron mbështet një strategji më të koordinuar të mbrojtjes së Bashkimit Evropian, në të cilën Franca – fuqia e vetme bërthamore e bllokut – do të mbante një rol qendror.

Duke iu drejtuar oficerëve ushtarakë që u diplomuan në Paris, Macron theksoi se Franca i konsideron armët bërthamore të vendit, si një pengesë kundër sulmeve nga armiqtë, megjithëse ai e pranoi se mundësia bërthamore e Francës është zvogëluar, pasi ushtria e saj u ka ulur arsenalin e saj nën 300 armë bërthamore.

Në këtë fazë, Macron nuk ka pranuar të nënshkruajë ndonjë traktat për të ulur më tej arsenalin francez. Ai ka njoftuar një rritje të shpenzimeve ushtarake dhe e ka pozicionuar vendin e tij, si një forcë lëvizëse për një BE të bashkuar, raporton Rel.

“Evropianët duhet të kuptojnë, se në mungesë të një kornize ligjore, ata mund të gjenden shpejt të ekspozuar ndaj rifillimit të një gare bërthamore, në tokën e tyre”, paralajmëroi Macron.

Ideja kryesore në fjalimin e tij, ishte ajo e një politikë më të koordinuar të mbrojtjes evropiane.

Macron tha se strategjia e bashkuar do të parandalonte që Evropa të “kufizohet në një rol spektatori”, në një mjedis të dominuar nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Vitin e kaluar, Rusia dhe SHBA-ja u tërhoqën nga një traktat i Forcave Bërthamore (INF) – që datonte nga epoka e Bashkimit Sovjetik.

Uashingtoni dhe Moska shkëmbyen akuza për dështimin e paktit.

Duke evokuar përçarjen rreth këtij pakti, Macron tha se ai dëshironte që evropianët të propozojnë së bashku “agjendën e tyre ndërkombëtare të kontrollit të armëve”.

Pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, Franca mbetet vendi i vetëm i bllokut që posedon armë bërthamore.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI