Flash

Jay-Z zbulon bisedën me Kobe Bryant

Lapsi.al 7 February 2020
Jay-Z zbulon bisedën me Kobe Bryant

Ka kaluar më shumë se një javë që kur Kobe Bryant, vajza e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë humbën jetën në një aksident me helikopter, dhe bota nuk resht së foluri për tragjedinë e papritur. Së fundi, gjatë inaugurimit të serive të leksioneve Shaën JAY-Z” Carter në Universitetin Columbia,  Jay-Z kujtoi bisedën e fundit me Bryant. Ata ishin miq prej vitesh dhe u takuan për herë të fundit në festën e Vitit të Ri që organizoi Beyonce.

Jay-Z rrëfeu se ndër gjërat e fundit për të cilat i foli Bryant ishte krenaria që ndjente për Gianna-n dhe karrierën e saj në basketboll. “Kobe ishte shumë mirë asokohe. Mbaje mend që një nga gjërat e fundit që më tha ishte, ‘Duhet ta shohësh Gianna-n kur luan.’ Dhe më thyen zemrën sepse ishte kaq krenar për të, dukej në fytyrë. E pashë dhe i thashë, “Oh, do të bëhet një nga lojtaret me të mira të basketbollit në botë” tha reperi.

I rënduar nga humbja e një shoku, reperi përfundoi: “Unë dhe Beyonce e patëm shumë të vështirë ta kalonim këtë moment. Kaq dua të them. Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm në ditët e tij më të mira. Homazhet për Kobe Bryant dhe të bijën Gianna do të mbahen më 24 shkurt në Staples Center në Los Angeles

Të këshilluara

Amaneti i fundit i Nexhmije Pagarusha

Ditën e sotme u nda nga jeta legjenda e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Lajmin e hidhur e dhanë familjaret e saj pasi këngëtarja e shumë hiteve vuante pr...

15:17

Barbara D’urso sfidon Koronavirusin

Barbara D’Urso  e mbajti premtimin e saj dhe shkoi për darkë në një restorant kinez. Prezantuesja e njohur e Canale 5 e bëri këtë veprim për të luftuar parag...

12:21

Monologu i Alketa Vejsiut në Sanremo 2020

Mbrëmjen e djeshme krah Amadeus u bashkua dhe Alketa Vejsiu dhe Georgina Rodriguez në prezantim. Gjatë festivalit, Alketës iu dha edhe një hapësirë kohore pë...

09:12

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI