Flash

Basha: Misioni i KiE ritheksoi se në 30 qershor nuk pati zgjedhje

Lapsi.al 7 February 2020
Basha: Misioni i KiE ritheksoi se në 30 qershor nuk pati zgjedhje

Pas deklaratës së misionit të Këshillit Evropian për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Përmes një postimi në Twitter Basha shkruan se përshëndet deklaratën e këtij misioni i cili theksoi se nuk pati zgjedhje. Basha shtoi duke shkruar se beteja më jetike është që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

"Përshëndes deklaratën e Misionit të KiE që ritheksoi se në 30/06 nuk pati zgjedhje,se pushteti vendor sot nuk është pluralist, dhe as i qytetarëve. Beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për ti kthyer qytetarëve qeverisjen legjitime qendrore dhe vendore", thote Basha.

Delegacioni i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës e dha dje këtë lajmin për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri, duke nënvizuar se nuk ishin promotore dhe ndihmuese për forcimin e demokracisë në vend.

Ky delegacion mbajti një vizitë 3-ditore në vendin tonë në lidhje me zgjedhjet vendore të datës 30 qershor dhe pas kësaj vizite pritet publikimi i një raport gjithëpërfshirës për këtë çështje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI