Flash

Tërmeti shtoi varfërinë/ Listës së më të varfëve i’u shtuan edhe 100 mijë persona

Lapsi.al 6 February 2020
Tërmeti shtoi varfërinë/ Listës së më të

Tërmeti i 26 nëntorit zhyti gati 100 mijë njerëz në klasën e personave që vuajnë nga privimi i thellë material. Të dhënat janë bërë publike në raportin e vlerësimit të dëmeve të kryer nga grupi i përbashkët i punës mes ekspertëve të qeverisë shqiptare, Bankës Botërore, Komisionit Europian dhe Organizatës së Kombeve te Bashkuara.

Privimi i thellë material nënkupton kur një familje nuk përballon dot të paktën 4 nga 9 zëra shpenzimesh të konsideruara si jetike për një jetesës normale. Mes tyre bëjnë pjesë pagesa e qerasë, pagesa e faturave të dritave ujit apo shërbimeve të tjera publike, ngrohja e banesës, përballimi i një shpenzimi të papritur etj.

Sipas të dhënave të bëra publike në raport, përpara datës 26 nëntor në 7 bashkitë e dëmtuara më shumë nga tërmeti, numri i personave të privuar materialisht ishte 383 mijë. Por pas tërmetit, kjo kategori u shtua edhe me 100 mijë persona të tjerë duke arritur në mbi 480 mijë. Kjo për shkak të mbylljes së bizneseve, rritjes së papunësisë, shkatërrimit të pronës dhe humbjeve të tjera të të ardhurave që shkaktoi tërmeti.

Sipas raportit, paralelisht, dëmet e shkaktuara nga tërmeti kanë rritur nivelin e varfërisë subjektive me 26 mijë vetë ose 2.3 pikë përqindje krahasuar me vitin 2018.

Ekspertët e raportit theksojnë se pasojat ekonomike të tërmetit tek familjet me të ardhura të ulëta kanë qenë të mëdha dhe këto familje mund të zhyten më thellë në kthetrat e varfërisë nëse nuk mbështeten me politika sociale./ TCh

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI