Flash

'Po të dëgjoj', Basha bashkëbisedim live në FB: S'kemi hequr dorë nga zgjedhjet e parakohshme (VIDEO)

Lapsi.al 6 February 2020
'Po të dëgjoj', Basha bashkëbisedim live në FB:

Kreu i PD-së Lulzim Basha, nën moton “Po të dëgjoj”, po zhvillon një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook. Pyetjes së një qytetari, nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme me një qeveri teknike, kreu i opozitës iu përgjigj se PD vijon t’i qëndrojë kërkesave të parashtruara që në shkurt të vitit të kaluar.

Sipas Bashës një qeveri teknike do të sillte siguri për vendin, ndërsa solli si shembull Maqedoninë e Veriut.

A do të ketë zgjedhje të parakoshme me një qeveri teknike e cila do të zhvillojë Shqipërinë?

Lulzim Basha: Uroj shumë, këto janë tre kërkesat që ne kemi. Vendit t’i jepet mundësia që përmes zgjedhjeve të parakohshme, njerëzve t’u jepet mundësia që të zgjedhin një parlament legjitim. Ne i qëndrojmë pikë për pikë kërkesave që kemi parashtruar prej datës 16 shkurt të vitit të kaluar. Kërkesat tona janë fare të thjeshta, kërkesa kryesore është: mos vidh. Njerëzit më problematik për zgjedhjet, janë kapur në përgjime duke vjedhur vota, na japin leksione, çfarë do bëjmë me votat. Mos vidh, kjo është çështja. Qeveria teknike është një siguri, siç po funksionon edhe në Maqedoninë e Veriut.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI