Flash

Pezullohen nga detyra 4 policë në Rinas, tentuan të kalonin me pasaportë false një vajzë

Lapsi.al 6 February 2020
Pezullohen nga detyra 4 policë në Rinas, tentuan të kalonin me

Dyshohet se tentuan të kalojnë në mënyrë të paligjshme një shtetase në Rinas, SHÇBA pezullon nga detyra 4 punonjës policie për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, si dhe po ndiqet në gjendje të lirë shtetasja

Pas një hetimi pro-aktiv të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, në kuadër të një procedimi penal për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, me vendim të Gjykatës janë caktuar masat e

pezullimit të ushtrimit të detyrës për punonjësit e Policisë:

– L.S., me detyrë në DPPSH;

– M.B., me detyrë në DPPSH;

– A.M., në Komisariatin e Policisë Rinas;

– A.D., në Komisariatin e Policisë Rinas.

U vendos masa “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasen K.B.

Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, duke dashur të mundësojnë kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror në Aeroportin e Rinasit, të një shtetaseje shqiptare me pasaportë të falsifikuar. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë, Tiranë.

SHÇBA fton çdo qytetar të denoncojë çdo shkelje të punonjësve të Policisë në numrin falas 0800 90 90.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI