Flash

Franca, barriera të reja për integrimin: "Nuk është automatik"

Lapsi.al 6 February 2020
Franca, barriera të reja për integrimin: "Nuk është

Skepticizmi i Edi Ramës për të mos vënë një bast se kur do të hapen negociatat për Shqipërinë, e ka një bazë. Jo më kot ai deklaroi nga mbledhja e Këshillit të Atlantikut në Uashington: "Kam thënë mjaftueshëm dhe jam zhgënyjer mjaftueshëm, pasi me këta të gjithë nuk i dihet se janë 27 krerë shtetesh, që kanë 27 zgjidhje të ndryshme. Vota franceze nuk do të varet vetëm nga metodologjia e re dhe nuk kemi ndërmend një miratim automatik të çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë", deklaroi ai.

Skepticizmi i kryeministrit lidhet drejtëpërdrejtë me qëndrimin e mbajtur nga ministrja franceze e Integrimit, Amélie de Montchali (djathtas ne foto).

Ajo tha se francezët do të presin për të parë përparimin e reformave për të dy shtetet: "Në bazë të progres raportit të ri të vlerësimit të situatës që Komisioni do të publikojë në muajin mars, ne duhet të shohim nëse kushtet janë përmbushur dhe nëse këto dy shtete kanë bërë përparim të mjaftueshëm në reforma për të filluar bisedimet".

"Është jashtëzakonisht e rëndësishme, nëse duam të përgatisim një moment pozitiv në muajin mars që shtetet anëtare të japin shpejt miratimin e tyre për metodologjinë- ose jo. dhe në këtë rast, ne do të vendosim se çfarë do të bëjmë më pas", tha ajo në fund.

Pra gjithësesi ende nuk dihet nëse edhe pasi të ketë miratuar platformën e re të integrimit, Parisi nuk do të nxjerë yçkla të tjera për të penguar dy vendet. Pa marrë asnjë përgjegjësi për problemet e vendit dhe duke pretenduar se Shqipëria i ka bërë detyrat, Rama e konsideroi këtë si një hipokrizi franceze:

"Për francezët kam thënë, nuk ka të bëjë me ne, por me ata, me vendimin e tyre se çfarë duan për veten e tyre dhe zgjerimin. Kanë një nivel të caktuar hipokrizie, pasi do të kishte qenë më e ndershme që të thonin, që ju i keni bërë detyrat, por ne nuk jemi gati të flasim tani, se duhet të zgjidhim ca probleme", tha Rama nga mbledhja e Këshillit të Atlantikut në Uashington.

©Lapsi.al

Të këshilluara

VIDEO/ Lufta e hapur mes RAI 3 dhe Edi Ramës

RAI3 dhe kryeministri shqiptare Edi Rama janë në një luftë të hapur publike. Shkak është bërë një seri reportazhesh të gazetarit italian Valerio Cataldi i cili ...

21:21

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI