Flash

(FOTO) Gafa e Gent Cakajt, ngushëllon turqit duke ngatërruar tragjeditë

Lapsi.al 6 February 2020
(FOTO) Gafa e Gent Cakajt, ngushëllon turqit duke ngatërruar

Gent Cakaj bëri një gafë në Twitter kur ngushëlloi ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu për një tragjedi, duke e ngatërruar me një tjetër.

Cakaj ngushëllon Cavusoglun për tre viktimat e aeroplanit të përplasur në Bahcesaray, kur në fakt avioni u aksidentua në Stamboll, ndërsa në Bahcesaray 38 viktimat janë shkaktuar nga orteku.

Cakaj ishte i shpejtë për të rregulluar gabimin. Kjo gafë e ministrit tonë të jashtëm nuk i shpëtoi ndjekësve të tij që ia vunë në dukje në komentet poshtë. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Rama në SHBA, takon Sekretarin e Shtetit

Rama e ka vijuar vizitën zyrtare me një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Si të gjitha takimet në DASH, Rama dhe Mike Pompeo do të zhvillojn...

20:12

Aksident në Durrës, dy të plagosur rëndë

Aksidenti i tretë është regjistruar këtë mbrëmje në Durrës, në zonën e kënetës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga duke u përplasur ...

19:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI