Flash

Edi Rama vizitë në Rusi, zbulohet data

Lapsi.al 6 February 2020
Edi Rama vizitë në Rusi, zbulohet data

Në kuadër të kryesimit të OSBE, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Rusi. Tch mëson se duke iu referuar burimeve diplomatike të OSBE në Vienë, thotë se kjo vizitë është parashikuar për në datë 26 Shkurt.

Mbetet e paqartë për momentin se kush do të jenë bashkëbiseduesit e tij në Moskë, ku në fokus të bisedimeve do të jetë kriza Rusi-Ukrainë.

Në fjalimin e tij përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE, kryeministri e listoi Ukrainën si një prej prioriteteve të presidencës shqiptare të OSBE.

I fundit kryeministër shqiptarë që ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Moskë duke u takuar me kryeministrin e kohës Çernomerdin, është Aleksandër Meksi gati një çerek shekulli më parë.

Vetë zoti Meksi ka deklaruar më vonë se Pritja atje qe e madhe.

“Nga delegacioni shqiptar kishte pak njerëz. Sa fillova të flisja rusisht ata u habitën dhe më duartrokitën. Kryeministri rus Çernomerdin mu afrua dhe ne bëmë një bisedë të lirë. Më tej ai më tha se mund ti shiste Shqipërisë avionë luftarakë MIG me çmim të lirë. Unë i ktheva përgjigjen: Mirë, por na gjeni armikun fillimisht” ka treguar ish kryeministri Meksi.

Kjo vizitë e kryeministrit Edi Rama në Kremlin, zhvillohet në një kohë kur marredhëniet Shqipëri Rusi janë në kuotat minimale.

Në mars të vitit 2018 Shqipëria iu bashkua vendeve europiane duke dëbuar dy diplomatë rus nga Tirana një veprim i koordinuar edhe me NATON.

Ata ishin Vladislav Filipov, atasheh ushtarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës, të dyshuar se nën petkun e diplomatit zhvillonin spiunazh për interesa të Rusisë.

Megjithëse Edi Rama e viziton Moskën si kreu i OSBE kjo do të jetë një mundësi e mirë për ti dhënë një qasje të re mardhënieve mes dy vendeve./ TCh

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI