Flash

Basha flet për reformën zgjedhore: Votimi dhe numërimi elektronik prioritet i PD

Lapsi.al 6 February 2020
Basha flet për reformën zgjedhore: Votimi dhe numërimi elektronik

“Ne do të bëjmë gjithçka që të realizohet votimi dhe numërimi elektronik“. Kështu u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në Facebook në kuadër të nismës së tij “Po të dëgjoj”. Basha tha se opozita insiston për votimin elektronik pasi kështu vështirësohet edhe shitblerja e votës. Sipas Bashës, përdorimi i teknologjisë do të bëhet në zgjedhjet e ardhshme.

"Votimi elektronik dhe numërimi elektronik janë prioritetet e Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar në tryezën e Reformës Zgjedhore. Janë një nga pikat e programit të punës. Ne kemi parë në dhjetor se si mund të ndërtohet një sistem për votimin elektronik relativisht brenda një kohe të shkurtër, një sistem i thjeshtë, i cili mund të mos e eleminojë, por do ta bëjë shumë më të vështirë procesin e shitblerjes së votës apo të identifikimit të mënyrës se si kanë votuar zgjedhësit. Pra do ta bëjë shumë më të lehtë për qytetarët që ta shprehin vullnetin e tyre pa u ndikuar nga paratë e pista apo nga krimi.

Po, votimi elektronik, numërimi elektronik por edhe identifikimi biometrik, janë dhe mbeten prioritete për në në Reformën Zgjedhore. Ne duam dhe do të bëjmë gjithçka që në zgjedhjet e ardhshme të përdoret teknologjia dhe shqiptarët të votojnë në mënyrë sa më të sigurtë. Natyrisht nuk varet vetëm nga ne. Pala tjetër duhet të bjerë dakord po kështu dhe e dyta, pala tjetër duhet të kishte nisur prej kohësh hapat për ta blerë këtë sistem, për ta testuar këtë sistem. Megjithatë më mirë vonë se kurrë. Ne do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë me pasisje elektronike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ato vendore në një ditë", tha Basha.

Të këshilluara

Edi Rama vizitë në Rusi, zbulohet data

Në kuadër të kryesimit të OSBE, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Rusi. Tch mëson se duke iu referuar burimeve diplomatike të OSBE në Vienë, t...

18:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI