Flash

Ana Kabashi pranon se Majk e ka ngacmuar

Lapsi.al 6 February 2020
Ana Kabashi pranon se Majk e ka ngacmuar

Nuk janë të rralla rastet kur brenda showbiz-it shqiptar kanë ndodhur ngacmime mes personazheve VIP.

Diçka e tillë i ka ndodhur edhe këngëtares Ana Kabashi, ndërsa ajo e ka treguar këtë rast në emisionin “Glamour zone”.

E pyetur nga moderatorja nëse i ka ndodhur të ketë ngacmime nga kolegët dhe për më tepër të përmendi emrat e tyre, Ana zgjodhi një emër: reperin Majk.

Megjithatë, ajo u mundua të sqaronte se mes tyre s’kishte ndodhur asgjë dhe për më tepër shtoi se ata tashmë janë miq të mirë.

“Kam shumë raporte të mira tashmë me të, nuk i kam thënë ‘Pse më ke ngacmuar ti mua’. Është Majk, janë ndoshta shumë të tjerë të estradës. Me Majk nuk kemi asgjë, as rivalitet. Por të ngacmojnë njerëzit. Mu kujtua Majk tani, por ka plot njerëz që të ngacmojnë, normale siç ngacmojnë çdo femër.”- rrëfeu Ana.

Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme:

Të këshilluara

Elon Musk, sërish baba

Elon Musk dhe Grimes, e dashura e tij, do të bëhen prindër. Muzikantja foli rreth shtatzënisë në disa postime në Instagram dhe në një intervistë për Vogue. Të m...

14:55

Ndahet nga jeta Kirk Douglas

Ditën e djeshme, legjenda e Hollivudit Kirk  Douglas mbylli sytë për gjithmonë. Ai vitin e kaluar festoi 103 vjetorin e tij mes njërëzve më të dashur të tij....

12:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI