Flash

Alketa Vejsiu sot në skenën e Sanremos me një monolog dhe një këngë

Lapsi.al 6 February 2020
Alketa Vejsiu sot në skenën e Sanremos me një monolog dhe

Mbrëmjen e sotme do të transmetohet nata e tretë e festivalit të famshëm italian “Sanremo”, ku do të prezantojë për herë të parë një moderatore shqiptare.

Alketa Vejsiu do të ngjitet në skenën e famshme krah emrave të njohur dhe do të ketë krah saj në moderim partneren e Ronaldo-s, Georgina Rodriguez.

Moderatorja po bën përgatitjet e fundit për këtë natë të madhe, ndërsa ka dhënë edhe një intervistë për “Opinion.al”, duke zbuluar programin e saj për sonte.

E pyetur nga gazetari Drini Zeqo se ç’do të bëjë sonte në skenë, Alketa rrëfeu:

“Sonte kemi një monolog shumë të rëndësishëm i cili flet për eksodin e shqiptarëve dhe mënyrën sesi ky popull i veçantë dhe zemërgjerë e ka mirëpritur Shqipërinë…”

Gjithashtu ajo shtoi:

“Do këndoj…Do të këndoj italisht më kanë propozuar autorët pas koncertit tim recital në Shqipëri (qesh) ata menduan që duhet të këndoj edhe në Sanremo dhe do të vij një këngëtar italian…”

Drini e këshilloi me humor të mos ndërronte shumë fustane sonte, ndërsa Alketa ia ktheu:

“Vetëm dy sot …sot rëndësi ka fjala, fjala është e para.”

Siç moderatorja ka treguar edhe më herët, sot do të jenë në publik bashkëshorti dhe vajza e saj, të cilët do të duartrokasin nga afër suksesin e Alketës, e cila bëri realitet ëndrrën që kishte prej vitesh.

Të këshilluara

Justin Bieber: Kam qenë pranë vdekjes

Seritë e dokumentarëve, të titulluar “ Seasons” që Justin Bieber ka publikuar në youtube janë tepër personale. Por askush nuk e priste që këngëtari të fliste në...

19:13

Dua Lipa, në top 10-shën e Billboard

Me çdo projekt të ri që po e publikon, Dua Lipa po arrin të thyej rekorde, jo vetëm rekordet e saj, por, edhe të këngëtarëve tjerë. Pak kohë pasi në Youtube ...

19:09

Georgina tregon njohjen me Christianon

Çifti janë bashkë që nga fillimi i vitit 2017, ata thuhet se janë takuar kur Rodriguez po punonte në  një dyqan të “Gucci”. 26-vjeçarja tani ka folur haptas rr...

18:26

Kylie tregon momentin special me të bijën

Para 5 ditësh, vajza e Kylie Jenner, Stormi festoi datëlindjen e saj të dytë. Kylie dhe Travis u kujdesën deri në detaje për festën madhështore të vajzës së tyr...

16:07

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI