Personi që humbi jetën teksa makina të cilën drejtonte doli nga rruga në aksin Fier-Ballsh dhe përfundoi në lumin Gjanica u nxorr nga ky lumw dhe u identifikua. Viktima wshtw 30-vjeçari Gramoz Isufaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Visokë, ku makina 'Ford Fiesta’ ngjyrë gri, e cila ra nga një lartësi afro 60 metrash, duke përfunduar në ujë. Rënia nga lartësia e madhe ka shkaktuar vdekjen e shoferit.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/02/IMG_5302.mp4"][/video]
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/02/IMG_5297.mp4"][/video]