Flash

Selena Gomez tregon projektin e ri jashtë muzikës

Lapsi.al 5 February 2020
Selena Gomez tregon projektin e ri jashtë muzikës

Pas Rihanna-s, është radha e Selena Gomez-it të vijë me linjën e saj të bukurisë.

Pak orë më parë, këngëtarja prezantoi në llogarinë e Instagram-it linjën "Rare Beauty", që do të dalë në treg në verën e 2020-ës. Gomez dukej shumë e emocionuar teksa fliste për linjën që mban emrin e këngës së saj të fundit "Rare". "Po lançoj linjën time të bukurisë që quhet "Rare Beauty". Eshtë diçka për të cilën kam punuar për 2 vite. Eshtë shumë e rëndësishme për mua, sepse doja të krijoja një markë që t'ju bënte të ndiheshit mirë dhe komode. Sipas yllit të Disney-it, ky projekt nuk është thjesht një markë më shumë bukurie, por do të kthehet në stil jetese për vajzat, gratë, djemtë dhe burrat.

Të gjitha produktet janë krijuar nën filozofinë e këngëtares që thotë: "Ne nuk jemi këtu për t'u dukur si gjithë të tjerët. Ne, duhet të dukemi vetëm si vetja!"

Linja pritet të jetë në çdo dyqan të Sephora-s dhe që tani, "Rare Beauty" ka një llogari Instagram-i.

Selena Gomez zbulon projektin surprizë!

Linja do të përfshijë parfume, kolonja, produkte për trupin, flokët, hidratues, të gjitha llojet e produkteve të bukurisë dhe vajra të ndryshëm.

Prej kohësh, këngëtarja përpiqet t'i bëjë njerëzit të gjejnë bukurinë tek inperfeksionet dhe çfarë tjetër mund ta pasqyrojë më mirë se një linjë e tillë?

Të këshilluara

Tuna: Meshkujt janë të panevojshëm

Spekulimet për ndarje mes Tuna Sejdiut dhe Patris Berishës kanë kohë që janë pjesë e lajmeve rozë. Ato nisën që shtatorin e kaluar kur këngëtarja shkoi për p...

13:28

Dënohet burri që përndoqi Sabrina Ferilli

Për aktoren e njohur makthi filloi në vitin 2009 dhe përfundoi këtë të hënë me dënimin e burrit që e përndiqte. Sabrina Ferilli për vite me radhë përndiqej n...

18:20

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI