Flash

A është Franca aleati i fundit i Ramës? Pasi takoi Makron në Paris, në Tiranë sot një ish-president francez

Në momentin më të vështirë të 14 viteve të tij në pushtet, kur protestat po i trokasin çdo natë poshtë zyrës, Edi Rama duket se ka gjetur një adresë ku dyert vazhdojnë të hapen, Francën. Pas takimit me Emmanuel Macron në Paris, sot në Tiranë mbërrin François Hollande. Zyrtarisht për një aktivitet akademik. Politikisht, megjithatë, koha e kësaj vizite ngre më shumë pyetje sesa jep përgjigje.

14:55

Pjesë e organizatës kriminale që futi 1.8 ton kokainë në Gjermani, kush është durrsaku që do i sekuestrohet pasuria

Lapsi.al 5 February 2020
Pjesë e organizatës kriminale që futi 1.8 ton kokainë

Operacioni Forca e Ligjit ka vënë në shënjestër tre emra të tjerë, të dyshuar dhe me precedentë të mëparshëm kriminalë, të cilëve pritet t’u sekuestrohet pasuria.

Bëhet fjalë për vëllezërit Emiljano dhe Edlir Hysenaj. Emiljano Hysenaj akuzohet si pjesë e një organizate kriminale që ka futur nga Ekuadori në Gjermani 1.8 ton kokainë me vlerë tregu 400 milionë euro.

Në këtë organizatë ishin 13 shtetas shqiptarë që u arrestuan nga policia gjermane. Emiljano Hysenaj është aktualisht në një burg në Gjermani, në lidhje me aksionin e 20 majit të 2018-ës.

Sipas OFL-së, Emiljano Hysenaj, me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash dhe vëllai, Edlir Hysenaj, pasi dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi. Po ashtu mësohet se dy vëllezërit kanë një vilë në fshatin Arapaj të Durrësit dhe një lokal në zonën e Plazhit.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI