Flash

Pasi stonoi në Sanremo Tiziano Ferro shpërthen në lot: Shkatërrova gjithçka (Video)

Lapsi.al 5 February 2020
Pasi stonoi në Sanremo Tiziano Ferro shpërthen në lot:

Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata e parë e festivalit të famshëm italian “Sanremo”, i cili po pritet prej ditësh me padurim dhe është komentuar gjatë në media.

Këngëtari i njohur Tiziano Ferro ka realizuar ëndrrën e tij prej kohësh për të marrë pjesë në këtë festival kaq të famshëm dhe e ka nisur performancën e tij me këngën “Almeno tu nell’ universo”, e cila u këndua në “Sanremo” nga Mia Martini në vitin 1989.

Mirëpo, duket se emocionet kanë bërë të vetën, duke e penguar këngëtarin të performojë siç duhet.

Ai ka stonuar gjatë performancës së tij dhe ka shpërthyer në lot.

Duke harruar që kishte një mikrofon, këngëtari iu kthye prezantuesit me lot në sy:

“Shkatërrova gjithçka”, ndërkohë që publiku po e duartrokiste.

Në përfundim të performancës Tiziano tha se kjo ishte një ndër këngët më të vështira dhe nuk ia doli dot, por të paktën e provoi.

Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme:

Të këshilluara

Dënohet burri që përndoqi Sabrina Ferilli

Për aktoren e njohur makthi filloi në vitin 2009 dhe përfundoi këtë të hënë me dënimin e burrit që e përndiqte. Sabrina Ferilli për vite me radhë përndiqej n...

18:20

Ribashkohen Kylie dhe Travis

Kylie Jenner dhe Travis Scott janë gjithnjë e më pranë bashkimit sepse po sillen sikur ringjallja e romancës është e pashmangshme. Të paktën kështu ...

15:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI