Flash

Moti i keq, anulohen lundrimet e trageteve nga Durrësi në Bari

Lapsi.al 5 February 2020
Moti i keq, anulohen lundrimet e trageteve nga Durrësi në Bari

Autoriteti Portual Durrës njofton pezullimin e përkohshëm të lundrimit të trageteve nga porti i Durrësit drejt Barit, për shkak të mbylljes së këtij të fundit, si pasojë e motit të keq.

Dy tragetet e parashikuara për t'u nisur mbrëmjen e sotme e kanë anuluar lundrimin, ndërsa trageti i linjës Durrës-Ankona ka lënë portin rreth orës 17.00, pasi situata në portin e vendit fqinjë paraqitet më e normalizuar.

"Si pasojë e mbylljes së përkohëshme të Portit të Barit, për shkak të situatës së motit, ju bëjmë me dije se tragetet e parashikuara për t’u nisur mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit, pezullojnë përkohësisht lundrimin drejt këtij Porti. Trageti “Bari”, i linjës Durrës-Bari dhe trageti “AF Marina”, i linjës Durrës-Bari, parashikuar për t’u nisur nga Porti i Durrësit rreth orës 23:00 të mbrëmjes së sotme, kanë anulluar lundrimin, si pasojë e situatës së motit.

Agjencitë lundrimore kanë bërë njoftimin e të gjithë pasagjerëve për këto ndryshime, deri në një njoftim të dytë për rikthimin në normalitet. Ndërkohë, trageti i linjës Durrës-Ankona është nisur pa problem drejt destinacionit, sot në orën 17:00, pasi situata në këtë port paraqitet më e qetë. Porti i Durrësit kërkon mirëkuptimin e të gjithë udhëtarëve, për vonesat e krijuara, duke siguruar se gjithçka është në funksion të sigurisë së tyre të udhëtimit",- njofton APD.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI