Flash

Georgina tregon njohjen me Christianon

Lapsi.al 5 February 2020
Georgina tregon njohjen me Christianon

Çifti janë bashkë që nga fillimi i vitit 2017, ata thuhet se janë takuar kur Rodriguez po punonte në  një dyqan të “Gucci”.

26-vjeçarja tani ka folur haptas rreth lidhjes me fituesin e pesë herë “Topit të Artë” dhe atë se çfarë e tërhoqi tek ai Rodriguez tha “Ajo që më tërhoqi vëmendjen ishte gjatësia, trupi dhe bukuria e tij”.

“Dridhesha para tij, por shkëndija ishte ndezur. Jam shumë e turpshme dhe mbase kjo më shqetësonte, për më shumë kur ndodhesha para një personi me një pamje të veçantë, që më preku në thellësi”, shtoi ajo.

Dyshja kanë bashkë binjakë, që i lindi një nënë surrogate më 2017 si dhe vajzën Alana, të cilën Rodriguez e lindi në të njëjtin vit. Ronaldo gjithashtu ka kujdestarinë e plotë të Cristiano Ronaldo Jr. i cili ka lindur në vitin 2010 nga një nënë, që nuk i është bërë publik emri. 34-vjeçari tani jeton në Itali, pasi u largua nga Real Madridin për te Juventusin në vitin 2018. Bukuroshja lavdëron aftësinë e tij si futbollist.

“Ai është personi i vetëm, që mund të më emocionojë gjatë një ndeshje,” tha ajo.“Jam me fat që jam partnerja e futbollistit më të mirë të të gjitha kohërave. Kur ai është në fushë, përjetoj një numër të pafund emocionesh. Ai nuk ka rival ”, deklaroi Georgina.

Të këshilluara

Kylie tregon momentin special me të bijën

Para 5 ditësh, vajza e Kylie Jenner, Stormi festoi datëlindjen e saj të dytë. Kylie dhe Travis u kujdesën deri në detaje për festën madhështore të vajzës së tyr...

16:07

Elvana Gjata sërish në studion e Poo Bear

Pas suksesit të  që pati me këngën “Me Tana”, ku u rendit në vendin e dytë në Festivalin e Këngës, Elvana Gjata duket se po punon për projektin e saj të radhës....

14:19

Tuna: Meshkujt janë të panevojshëm

Spekulimet për ndarje mes Tuna Sejdiut dhe Patris Berishës kanë kohë që janë pjesë e lajmeve rozë. Ato nisën që shtatorin e kaluar kur këngëtarja shkoi për p...

13:28

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI