Flash

Fake News/ Mediat përhapin lajmin e vdekjes së Vannesa Bryant

Lapsi.al 5 February 2020
Fake News/ Mediat përhapin lajmin e vdekjes së Vannesa Bryant

Pak ditë pasi bashkëshorti dhe vajza e saj ndërruan jetë, në internet po qarkullon një lajm ku thuhet se Vanessa Bryant ka vrarë veten.

Në lajm thuhej se ajo nuk po duronte dot dhimbjen e madhe dhe prandaj vendosi të marrë këtë vendim.

Fotoja që u shpërnda mbante logon e “BBC News” dhe njerëzit nisën ta besonin.

Megjithatë ky lajm është përgënjeshtruar dhe thuhet se është përhapur vetëm për çështje përfitimesh.

Faqja e kontrollimit të fakteve “Snopes”, i ka përgënjeshtruar këto thashetheme të pamëshirshme dhe rendit disa fakte.

Ata shkruajnë se kjo nuk është një mënyrë e të bërit të lajmeve nga “BBC”, fotoja “RIP” nuk gjendet në portalin e tyre dhe e gjitha ka qenë një montim.

Është e vërtetë që Vanessa është e pikëlluar, pasi humbja nuk ishte e lehtë.

Megjithatë ajo po përpiqet të bëhet e fortë për tre vajzat e saj, më e vogla prej të cilave është 7-muajshe.

 

Legjenda e basketbollit Amerikan Kobe Bryant humbi jetën në një aksident tragjik së bashku me vajzën e tij Gianna 13 vjeçe.

Të këshilluara

Dënohet burri që përndoqi Sabrina Ferilli

Për aktoren e njohur makthi filloi në vitin 2009 dhe përfundoi këtë të hënë me dënimin e burrit që e përndiqte. Sabrina Ferilli për vite me radhë përndiqej n...

18:20

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI