Flash

Bashkia e paditi pas incidentit në QS, Basha: Punonjësja e konviktit mori urdhër nga lart

Lapsi.al 5 February 2020
Bashkia e paditi pas incidentit në QS, Basha: Punonjësja e konviktit

Pas ngjarjes në Qytet Studenti, ku Lulzim Basha u fut në një prej godinave, por që u ‘përplas’ me sportelisten, vjen një reagim nga Lulzim Basha. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha shkroi se punonjësja e konviktit, i kërkoi të largoheshin nga godina, me porosi nga lart.

Kryedemokrati tha se si shërbyes publik, ai nuk do të lejoi askënd që ta pengojë të dëgjoj problemet e bashkëqytetarëve. Mes të tjerash ai dha dhe një mesazh të qartë atyre që “merren me kërcënime dhe frikësime, të rishqyrtojnë taktikat e tyre. Populli shqiptar do të dëgjohet!”.

Kujtojmë se dje Bashkia e Tiranës denoncoi Bashën, pasi ai hyri në godinën nr.4. Por sipas bashkisë, Basha nuk kishte marrë leje për të hyrë në konvikt.

REAGIMI I BASHËS 

Ngjarjet e mbrëmshme janë një pasqyrë e qartë e realitetit me të cilën përballet Shqipëria.

Mbrëmë isha ftuar nga disa studentë për të parë si jetojnë dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Studentët tanë janë e ardhmja e këtij vendi, shqetësimet e tyre janë shqetësimet tona.

Kjo është rruga që kemi zgjedhur ne. Rruga e të dëgjuarit, rruga e përfaqësimit të vërtetë të të gjithë shqiptarëve.

Kur mbërritëm në godinë u takuam me një punonjëse të konviktit, e cila na kërkoi të largoheshim. Kjo porosi erdhi nga lart.

Kjo në fakt është rruga tjetër. Rruga e frikësimit dhe kërcënimit të njerëzve për t'ju mbyllur gojën dhe për ti mbajtur të nënshtruar e nën kontroll.

Për mua politikanët duhet të jenë shërbëtor të popullit, jo e kundërta. Prandaj nuk do të lejoj askënd që të më pengojë të dëgjoj problemet e bashkëqyetarëve të mi dhe të përpiqem t'i ndihmoj ata. Kjo është arsyeja pse u bëra pjesë e jetës publike.

Ju bëj thirrje atyre që kanë zgjedhur rrugën e kërcënimeve dhe intimidimeve që ti vënë gishtin kokës. Askush dhe asgjë nuk do ti ndalë njerëzit që të dëgjohen dhe ta thonë fjalën e tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI