Flash

613 kg kokainë/ Çekaj: Në gjyq të jenë përfaqësues të ambasadës së SHBA dhe të Gjermanisë, po mbrohen trafikantët

Lapsi.al 5 February 2020
613 kg kokainë/ Çekaj: Në gjyq të jenë

Shtyhet sërish gjyqi për administratorin e kompanisë ‘Arbi Garden”, Arbër Çekajn. Shkak është bërë mungesa e avokatëve të Armando Pezakut, shoferi i kamionit, brenda të cilit u gjetën 613 kg kokainë.

Mësohet se Çekaj ka kërkuar që në procesin ndaj tij në Gjykatën e Posaçme të ketë përfaqësues të ambasadës së SHBA dhe asaj të Gjermanisë. Nga salla e gjyqit, Çekaj tha se gjyqi ndaj tij është farsë dhe i montuar politikisht.

“Të jenë prezent të shohin që gjyqi ndaj meje është farsë, është i motivuar politikisht, është për të mbrojtur trafikantët e vërtetë, për të mbrojtur ata që ndërprenë në mes operacionin policor.” - Mësohet se seanca e radhës është shtyrë për në 19 shkurt.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI